Kur shikon fotografitë në rrjetet sociale të Ledina Çelos, nuk mund të të mos shkojë në mendje koha kur ishte ende një vajzë e re dhe të të duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar.
Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve. E pyetur nga Rudina Magjistari gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan për sekretin e bukurisë, Ledina ka një përgjigje shumë të thjeshtë.
“Më pyeti një mikja ime sot, se erdha me të në avion dhe më tha: “Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do ngelej me diçka që nuk jetoje dot?” Unë i thashë “pa vrap”.
Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll. Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë” – tha Ledina duke shtuar se bën sistematikisht vrap, madje 7 – 8 kilometra, një ditë po, një ditë jo.
Pra, këshillën e morët. Dietat nuk janë maksimumi që mund të bëni për trupin tuaj. Duhet edhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur duke bërë vrap sistematikisht, duke shëtitur në pyll dhe duke i dhënë pak freski mendjes suaj me mendime pozitive. Nuk janë thjesht fjalë dhe teori, por fakte.