Nje vajzë e re 22 vjeçe nga Fieri ka ndërruar jetë 12 ditë pas aksidentit. Vdekja e saj ka hidhëruar pa masë familjen, por edhe shokët dhe shoqet dhe të gjithë ata që e njohën.
Aksidenti ndodhi pasditen e 5 majit në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman. Nga ky aksident u plagosën dy vajza që udhëtonin në një mjet Seat u përplas me murin e një karburanti. Fatkeqësisht njëra prej tyre ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Ergesa Ibrushi, e cila pas disa ditëve në gjendje të rëndë, edhe pse nën kujdesin e mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.
POSTIMI I SHKOLLËS:
Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin eparakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges!