Lajm i mire per ata qe shkojne ne itali nga 14 ditë karantina eshte reduktuar në 10 ditë si dhe ka eleminuar rregullin e 2 tamponëve me rezultati negativ për të dalë nga karantinimi. Prej ditës së sotme do të mjaftoje një tampon i vetëm me rezultat negativ për të dalë nga regjimi i izolimit, njofton gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi.
Siç raporton ajo, është zhvilluar në Romë mbledhja urgjente e Komitetit Tekniko-Shkencor ngritur pranë qeverisë Conte mbi pandeminë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.
Po 10 ditë është vendosur koha e izolimit me besim për të afërmit e tyre që per momentin nuk kanë rezultuar të infektuar.Do të duhen 21 ditë izolim për personat që tamponi i kryer pas 10 ditësh karantinim është akoma pozitiv.
Shpresojme qe kufiri te hapet sa me shpejt per te udhetuar te gjithe drejte Italise.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.