Nga Elbasani ku mori pjesë në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kryeministri Rama u shprehet se vitin e ardhshëm do jetë gati abetarja e unifikuar.
“Do të them diçka që do të gëzojë, në mbledhjen e fundit kemi dhe do punojmë që vitin e ardhshëm të kemi gati abetaren e unifikuar. Nëse bie dakord ta kemi një në Shqipëri e në Kosovë, që të gjithë të mësojnë në gjuhën shqipe. Do na duhet punë për të bërë një libër të shenjtë dhe laik”, tha Rama.