Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja me inicialet E.D. nga Durrësi. Ajo është larguar para tre ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen. 30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes. Një prej familjarëve ka shkruar së fundmi për JOQ dhe ata kanë vendosur që të japim shpërblim për këdo që jep informacion të saktë.
Ata nuk kanë marrë asnjë informacion përveç disa indicieve që 30-vjeçarja mund ndodhet në Tiranë. Ishte nënë dhe bashkëshorte shembull – shkruan i afërmi i Ersidës.
Ndërkohë për këtë ngjarja ka reaguar dhe policia e Durrësit që fton këdo që ka informacione të kontaktojë direkt me ta, thuhet ndër të tjera.