Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka dhënë disa deklarata lidhur me marrëdhënien e saj me Alban Hoxhën. Gjatë intervistës, gazetarja e emisionit “Jashtë loje” i bëri një lojë të këndshme të quajtur “Çiljeta apo Albani”.
Gatuan më mirë? –E përgjigjja e saj ishte: “Unë moj unë”
Sheh më shumë televizor? – “Të dy, filmat i kemi qejf shumë”
“Nxehet më shpejt?”- Duke qeshur bën me dorë nga vetja
“Nuk thotë kurrë jo?”- “Una”
“Kërkon falje i pari?”- “Unë”
“Thotë më shumë komplimenta?”- “Unë”
“Nget më mirë makinën?”- “Të dy”
“Kujdeset më shumë për pamjen e jashtme?”- “Unë, ai është në botën e vet komplet për këtë pjesë.
“Kalon më shumë kohë me shoqërinë?”- “Ai”, tha ajo duke qeshur.
“Luan më shumë me fëmijët?” – “Të dy. Edhe ai është shumë i përkushtuar tek kjo pjesë.”
Teksa luanin një tjetër lojë, Çiljeta kishte për detyrë të vazhdonte fjalinë, e andaj nuk kishte se si të mos përmendej emri i kapitenit Hoxha.
“Albanit do i thoja…. ?”, kjo ishte fjalia që duhej të vazhdonte, e përgjigjja e saj ishte:
“Albanit do i thoja që është dashuria ime e dytë.” Duke qeshur shton: “E dyta pas Fernandos se mos e marrin këta dhe e presin sipas mendjes së vet”.