Tea ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Bearti e këtë e konfirmoi pak ditë më parë në një intervistë për “Shqipëria live”. Kur u pyet nga Erjona Rusi, nëse është beqare, Tea u përgjigj: “Jo”, duke pranuar kështu se ka nisur një lidhje të re.
Megjithatë ish-konkurrentja ka vendosur të mos e bëjë publik të dashurin misterioz duke i lënë të gjithë kuriozë.
“A nuk do ta bësh publik të dashurin?”, e pyet një ndjekës. “Jo, jo, kurrë më”, përgjigjet Tea.