Kurioziteti nuk zgjati shumë, zbulohet programi që do moderojë Tea Trifoni bashkë me…

Tea Trifoni u përfol se do të ishte moderatorja e re e këtij sezoni televiziv në Top Channel. Aludimet nuk kanë zgjatur gjatë, pasi ditën e sotme erdhi pikërisht konfirmimi për këtë lajm. Në fakt, konfirmimi erdhi me disa surpriza, pasi Tea nuk do jetë e vetme në këtë program.

Ajo do të shfaqet në ekran së bashku me Fatma Haxhialiun, Krista Merkocin dhe Olesia Lecon. Programi titullohet “Goca dhe gra” dhe tashmë ka dalë spoti zyrtar i tij. Për të zbuluar strukturën e tij apo rolin e secilës prej protagonisteve, na duhet të presim edhe disa ditë.