Pandemia e Covid po arrin pikun e infektimeve të reja, pasi varianti Omicron po përhapet me shpejtësi të lartë në gjithë botën.
Por disa ekspertë janë optimistë se fushata e vazhdueshme e vaksinimit mund të nënkuptojë se fundi i pandemisë është afër.
Ndërsa Italia arriti një numër të ri rekord ditor të vaksinimeve këtë javë, një virolog italian parashikoi se pandemia merr fund deri në pranverë.
Ai u shpreh optimist se kjo gjë do të ndodhë.
“Tashmë në pranverë, midis prillit dhe majit 2022, në mënyrë të arsyeshme nuk do të jemi në pandemi”, tha Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Genova, për Rai Radio1 të mërkurën./albeu.com/