Çelet sot thirrja e katërt e Programit IPARD me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit dhe Manifakturës. Kryetari i bashkisë së Elbasanit u bënë thirrje të githëve që janë të interesuar për të investuar të aplikojnë sa më shpejt pasi kërkesat do të pranohen deri më datë 25 Shkurt
Njoftimi i plotë:
Të dashur fermerë, individë dhe biznese të vogla të apasionuar pas fshatit dhe hapësirës rurale.
Ju që keni dëshiruar të mund ta shndërroni shtëpinë e të parëve në një bujtinë të ngrohtë e të vizitueshme për të tjerë, ju që dëshironi të rrisni të ardhurat tuaja nga veprimtari të diversifikimit të aktivitetit bujqësor. ??
Ju që keni zanat argjendarinë, punimet e baltës, drurit, gurit, artizanatin, tezgjahun, e të tjera zeje, e ju nevojitet një ambjent prodhimi e paketimi apo makineri. Për ju çelëm sot thirrjen e katërt të Programit IPARD ????? me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit dhe Manifakturës.
Turizmi Rural është kthyer në një nga lokomotivat e rritjes së mirëqënies ekonomike në zona të thella rurale. ??
ℹ️ Aplikimet do të pranohen deri më datë 25 Shkurt.
Për më shume info:
www.azhbr.gov.al