Kryetari i Bashkisë Elbasan takim me fermerët/Programe për nxitjen e teknologjisë moderne në bujqësi

Sot, kryetari i Bashkisë Elbasan realizoi një takim të rëndësishëm me fermerët e Elbasanit, duke vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit për avancimin e sektorit të blegtorisë dhe bujqësor.

Në një postim të publikuar në faqen zyrtare, kryetari shprehu synimin për të intensifikuar bashkëveprimin dhe për të gjetur zgjidhje inovative për sfidat që përballet blegtoria dhe bujqësia në zonën e Elbasanit.

“🤝Me fermerët e Elbasanit👩‍🌾👨🏻‍🌾, do të përmirësojmë strategjitë tona dhe do të krijojmë ambiente më të përshtatshme për zhvillimin e tyre,” tha kryetari në deklaratën e tij. Në kuadër të kësaj inicative, do të implementohen projekte dhe programe për nxitjen e teknologjisë moderne në bujqësi, ndërkohë që do të ofrohen edhe burime dhe trajnime për fermerët.

Ky takim vjen në vijim të një serie angazhimesh të Bashkisë Elbasan për të thelluar lidhjen me komunitetin bujqësor dhe për të adresuar nevojat e tyre si dhe në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje.
Procesi i buxhetimit ne pjesëmarrje synon të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të avancuar sipas kërkesave të grupeve të interesit dhe komunitetit.