Krim në familje/ Dhëndri vret vjehrrin dhe një person tjetër, dy të plagosur. Arratiset nga vendngjarja

Krim në familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Dyshohet se autor është dhëndri, i identifikuar si Ramazan Hudra rreth 35 vjeç nga Kukesi.

Sipas informacioneve, autori u ka prerë rrugën familjarëve të gruas dhe ka qëlluar me armë mbi ta.

Më pas ai është larguar me makinë tip “Benz”, ndërsa policia është vënë në ndjekje.

Top Channel