Krim dhe orgji në trashëgimi kulturore.

Nga Blerina Llalla
Diku tek rreth dhjetë ditë më parë, në mediat Shqiptare nëpërmjet emisionit “Gjurmë Shqiptare”, Gazetari Marin Mema solli ne vëmëndjen e publikut një investigim të një natyre të vecantë. Një investigim të cilin askush deri më sot se ka bërë me zë dhe video. Atë të trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Një krim i mirëfilltë ndaj historisë dhe pasurisë Shqiptare. Një gjenocid bashkëkohor që ka marrë përmasa të frikshme. Aty në të zezë, natën për ditë dhe ditën për natë.
Në videon e siguruar gjatë investigimit shohim aktorët e këtij trafiku dhe qasjen e tyre ndaj këtyre objekteve, të përftura në mënyrë krejtësisht antiligjore. Sjellja që ata kanë ndaj objekteve, është indiferentizmi, trajtimi i tyre si një plackë që mund të preket sidokudo në një pazar të rëndomtë. Shikohet mënyra e pazarllekut si batakcinj ordinerë.

Dhe si për t’ia shtuar informacionin kësaj cështje, unë do të shtoja: Shqetësim nuk ështe vetëm marëdhënia e këtij krimi të organzuar nga Kosova e Shqipëria, por ekziston një tjetër damar që duhet hulumtuar në të ardhmen në emisione të kësaj natyre, ai në aksin Shqipëri-Maqedoni, i cili është akoma më agresiv. Ose dhe ai Shqipëri- Greqi. Gjatë Kontaktit të siguruar në Kosovë janë nxjerrë edhe pamje insitutcionale, cka implikojnë Shtetin Kosovar ose administratoret e deleguar me këtë përgjegjësi tregu. Por gjithsesi kjo është një arritje si hap i parë, që do motivuar. Në anën tjetër kjo nuk mjafton, dhe Marinit mund t’i duhet mbështetje më e gjerë. Uroj t’ia sigurojnë dhe ta cojë përpara këtë nismë.
Kjo sepse duhet parë dhe aksi Shqipëri-Maqedoni, Greqi, Mal i Zi, Serbi, Bosnje, Itali e më gjerë. Kjo cështje mund të prekë dhe mbarë rajonin e Ballkanit për tu hedhur ne Europë apo Turqi, apo Vende të tjera të Lindjes, në Egjipt apo dhe deri në Amerikën e Largët. Kjo vetëm nëpërmjet tregut të zi. Trafik dhe trafikantë që në tryeza të rëndomta lakojnë dhe ëmra pushtetarësh apo politikanësh shqiptar, për të cilat shumë grupe thonë se punojnë apo se financohen. Ajo që mund të shtoja do të ishte se shpeshherë funksionojnë dhe si skemë piramidale kur burimet financiare mungojnë, me filozofinë e rekrutimit apo anëtarësimit. Filozofi të vjetra me njerëzimin dhe lekun.
Ajo që vërehet në video është se vërtetë personazhet takohen në qytetin e Elbasanit, por dialekti i tyre nuk i përket Elbasanit. Cka do të thotë, është lehtësisht e verifikueshme që ata vijnë nga Librazhdi e poshtë, ndoshta Pogradeci, Korca e kështu me radhë. Elbasani dhe Durrësi, një goditje interesante. Ajo që është fakt në këto raste është se ata vërtëtë posëdojnë këto objekte arkeologjike të një rëndësie të vecante për historinë dhe vlerat që ato mbartin si të vecanta, simbolike, unike deri me vlera shpirtërore për shqiptarët, sepse janë të mbarsura me memorie. Por fakti tjetër është edhe ai që rrjedh po nga këto grupe, falsifikimi. Falsifkimi dhe riprodhimi i këtyre objektesh në formë replikash të cilat duke i manipuluar i cojnë deri në atë pikë sa të duken krejtësisht origjinale, cka bën që koleksionuesit e këtyre artefakteve të bien pre e mashtrimit. Kemi parë boll të tilla. Dhe kjo në anën tjetër prodhon deri dhe krime të natyrës jetësore, që ndoshta mbeten raste pa kuptim për hetuesit tanë.
Ajo që dimë prej shumë vitesh në Shqipëri është ekzistenca e shumë grupeve eksploruese të pavarura, ose me mbështetje deri edhe shtetërore. Madje thuhet se në shumë raste lufta e klaneve apo e liderëve të pakënaqur ka gjeneruar edhe krime të tjera deri ne humbje jetësh që ndoshta hetuesve në shumicën e rasteve mund t’i kenë shpëtuar. Ky klan i krimit të organizuar dhe akset në të cilat ai ushtrohet është aq agresiv, si një gangrenë që gërryen pjesën më të mirë të historisë duke e asgjesuar e duke e shitur si mall për top, e jo të strehoet krenarisht në muze apo në arkivat që do te rrisnin influencën historike. Do të plotësonin të gjithë atë pjesë të munguar të mëmories së ekzistencës tonë. Ky është krimi që dhe ata lart kryejnë me ndërgjegje kushdoqofshin, por ndër më të pafalshmit. Sepse s’janë drogë e mall konsumi, por janë vlera! Dhe ata që sdinë te kujdesen për vlerat, ti ruajnë e ti prezantojnë, janë po aq pa pikë vlere sa figurat në pushtetin aktual shqiptar, të bërë pis nga të gjitha anët. Fatkeqësi është që po kalojmë dhe një fazë decadence në sektorin e mafies nga ku do ta përkufizoja si mafia me koeficent intelekti më të ulët nën parimin e xhunglës, gjë që do t’u sjellë shumë telashe në të ardhmen e afërt apo të largët, atyre vetë dhe miletit. Cdo shtet ka mafie, por nuk përdoren deri në këtë farë feje pa norma, pa kritere, pa rregulla, pa kod, dhe pa prioritete. Pa respektuar vendin e tyre! Ky është mjerim!
Uroj dhe shpresoj që këto investigime të shkojnë më tej dhe të mos i japin epërsi vetem njerit aks dhe njërit klan përball atij të aksit Kosove-Shqipëri. Jo, ky trafik shkon përtej. Maqedonia do survejuar gjithashtu. E të tjerët me radhë.
Ajo gjë që të bën përshtypje gjithashtu që është fatkeqësi por dhe turp për stukturat e drejtesisë dhe rendit shqiptar është heshtja! Këte duhej ta thosha që në fillim por e lashë jo pa qëllim në fund, ose afër fundit.
Sot 10-ditë nga shfaqja emisionit, përvec Arkeologëve të përfshirë në transmetim, askush tjetër nuk ka reaguar, as nga specialistët e fushës dhe më e keqja as nga strukturat e policisë, prokurorisë apo Minstrisë Përkatëse.
Përse kjo heshtje? Ndërkohë që menjëherë pas emisionit personazhet do të mund të ishin vënë nën hetim, të arrestoheshin menjëherë. Më tej objektet që ata posedonin të konfiskoheshin dhe t’i dërgoheshin institucioneve përkatëse për hetim, analizim e studim. Apo duhet të pyesim më parë i kujt është malli? Kjo tregon mjerimin dhe kujën në të cilën Shqipëria dhe drejtësia Shqiptare ka rënë. Standartin dhe ndjeshmërinë e ulët përballë trafikimit të klasit më të lartë, më të lartë se vetë droga, apo trafiqet më të pista që kryhen me qëniet njerëzore.
Përse kjo heshtje? A mos vallë grupet janë ngatërruar aq keq dhe ruajnë terrenin e sduan tensione mes tyre sepse edhe politikanë janë të përfshirë? A mos ndoshta atje në errësirë banditët apo figura shtetërore sulmojnë nëpërmjet ketyre investigimeve për të fituar më shumë hapësira për ushtrimin e aktivitetit nga ana e tyre? Duke synuar eliminimin e konkurencës nëpërmjet taktikës së spotimit? Loja zbulim, kunderzbulim, un nxjerr tënden, ti se nxjerr dot timen se astaj të nxjerr të tjera e kesisoj me radhë. Cështje shahu strategjik, në fushë të zëzë gjithmonë. Sepse perballë kësisoj trafiqesh asnjëhere nuk janë vetëm batakcinjtë, është gjithmonë dikush, një kokë, e cfarëdolloj madhësie në hierarkike.
Ështe e turpshme heshtja qoftë dhe e studjuesve të fushës, a janë të lagur të gjithë nga pak vallë? Ja shihni baba Neritanin, Cekën, flet. A s’kanë fare as një vijë volum tërë këta profesionistë, administrator, komisionerë? Kur minimum që mund të bënin do të ishte një rebelim modest mediatik nga ana e tyre, një reagim. Pasi edhe ata vetë janë privuar nga ushtrimi denjësisht i profesionit të studjuesit, arkeologut, historianit e kështuradhazi për efekt të mungesës së hapësirave, fondeve, dhe keto punë kanë ngelur të bëhen nga sportistë e pasanikë në të zezë. I dimë sfidat e arkeologut, studiuesit dhe historianit në Shqipëri. I njohim dhe ata që flasin brënda një ëmisioni, dhe ata që heshtin e si njeh kush. Në fund të ditës, ky është një fill aq i koklavitur saqë Marin Mema Ka kapur vetëm njërin prej tyre, ndoshta më të hollin. Më tej po të shohësh komente e video, fakte te frikshme të postuara nga qytetarë në vijim të lajmit është absurd te degjosh një heshtje totale, dhe zero reagim nga instancat përkatësi më të drejtë të plotëfuqishme ligjore.
Nëpërmjet realitetit që ai paraqet na sjëll dhe një herë në vëmëndje se si trajtohen, ruhen dhe mirmbahen sitet arkeologjike, si monitorohen dhe si kujdesmi për to. Që do të thotë indiferencë absolute, dhe kushdo që është i përfshirë e ka informacion, hesht, hesht se mbase shpreson për ndonje verdhushke, ose kanë frike. Kanë frikë nga ata lart. Nuk e di cdo të thoshte, por Neritan Ceka mund të thotë Akoma më shumë, se të tjerët me ta-hipin kanë ngjitur male e kanë dëgjuar histori me shpella, harta e punë studimore që ne kohën e xhaxhit deri më sot. Por dhe policia ska cfarë bën pa urdhër nga lart, ditën punë e natën argat, nëpër club-e e kam fjalën se nuk u del rroga e shtetit. S’jemi as shtet ushtarak se për më tepër do pyesnim dhe Zotin Peleshi. Por në këtë rast për mosreagim do na duhet të pyësim Ministrinë e Brendshme, po të ishte Zoti Lleshi do pyesnim atë, por tani kemi ministrin Cuci dhe Ministren e Kulturës Zonjën Margariti e cila s’degjohet shumë.
U bë orgji dhe në trashëgimi kulturore, këtë art vetëm një lider si ai aktuali di ta ushtrojë.
E për ta mbyllur do të kthehem pas në Histori diku rreth 10-vite më parë, kur shumë i përfoluri për trafikime të kësaj natyre në tregjet Europiane nga vetë dhe liderët që e sollen në pushtet, Kryeministri ynë i famshmëm, Edi Rama, që ditën që u konfirmua në detyre pa zbardhur mirë e nesërmja konfiskoi koleksionin e Gjergji Thimjos, i vetmi koleksionist i deklaruar në një farë mënyre në Shqipëri. Ky veprim ishte tejet i nxituar dhe tregoi ndoshta euforine dhe padurimin e Zotit Rama për tja rrembyer këtë aset atij. Cka tregon tepri informacioni, deri tek rivaliteti. Të tjerat i dinë vetë ata dhe nuk vlen të zgjatemi, por ne inventar ka pasur problem gjatë transportit nga Galeria e Arteve drejt Muzeut Historik Kombëtar, ku i Njëjti Objekt rezultonte i regjistruar dy herë. Se si ishte e verteta e dinë ata dhe vetëm ata që e mblodhën dhe e transportuan. Filimisht nga disponuesi Thimjo, gje që se dimë sa i morën, drejt Galerisë, dhe nga Galeria drejt Muzeut. Gjithsesi kjo ceshtje i përket të shkuarës pasi drejtësia Shqiptare nuk funksionon, por ethet e Kryeministrit te ri asokohe tradhëtuan, për ata që e kuptojnë dhe e kuptuan.

Shqetësim nuk ështe vetëm marëdhënia e këtij krimi të organzuar nga Kosova e Shqipëria, por ekziston një tjetër damar që duhet hulumtuar në të ardhmen në emisione të kësaj natyre, ai në aksin Shqipëri-Maqedoni, i cili është akoma më agresiv. Ose dhe ai Shqipëri- Greqi. Gjatë Kontaktit të siguruar në Kosovë janë nxjerrë edhe pamje insitutcionale, cka implikojnë Shtetin Kosovar ose administratoret e deleguar me këtë përgjegjësi tregu. Por gjithsesi kjo është një arritje si hap i parë, që do motivuar. Në anën tjetër kjo nuk mjafton, dhe Marinit mund t’i duhet mbështetje më e gjerë. Uroj t’ia sigurojnë dhe ta cojë përpara këtë nismë.
Kjo sepse duhet parë dhe aksi Shqipëri-Maqedoni, Greqi, Mal i Zi, Serbi, Bosnje, Itali e më gjerë. Kjo cështje mund të prekë dhe mbarë rajonin e Ballkanit për tu hedhur ne Europë apo Turqi, apo Vende të tjera të Lindjes, në Egjipt apo dhe deri në Amerikën e Largët. Kjo vetëm nëpërmjet tregut të zi. Trafik dhe trafikantë që në tryeza të rëndomta lakojnë dhe ëmra pushtetarësh apo politikanësh shqiptar, për të cilat shumë grupe thonë se punojnë apo se financohen. Ajo që mund të shtoja do të ishte se shpeshherë funksionojnë dhe si skemë piramidale kur burimet financiare mungojnë, me filozofinë e rekrutimit apo anëtarësimit. Filozofi të vjetra me njerëzimin dhe lekun.
Ajo që vërehet në video është se vërtetë personazhet takohen në qytetin e Elbasanit, por dialekti i tyre nuk i përket Elbasanit. Cka do të thotë, është lehtësisht e verifikueshme që ata vijnë nga Librazhdi e poshtë, ndoshta Pogradeci, Korca e kështu me radhë. Elbasani dhe Durrësi, një goditje interesante. Ajo që është fakt në këto raste është se ata vërtëtë posëdojnë këto objekte arkeologjike të një rëndësie të vecante për historinë dhe vlerat që ato mbartin si të vecanta, simbolike, unike deri me vlera shpirtërore për shqiptarët, sepse janë të mbarsura me memorie. Por fakti tjetër është edhe ai që rrjedh po nga këto grupe, falsifikimi. Falsifkimi dhe riprodhimi i këtyre objektesh në formë replikash të cilat duke i manipuluar i cojnë deri në atë pikë sa të duken krejtësisht origjinale, cka bën që koleksionuesit e këtyre artefakteve të bien pre e mashtrimit. Kemi parë boll të tilla. Dhe kjo në anën tjetër prodhon deri dhe krime të natyrës jetësore, që ndoshta mbeten raste pa kuptim për hetuesit tanë.
Ajo që dimë prej shumë vitesh në Shqipëri është ekzistenca e shumë grupeve eksploruese të pavarura, ose me mbështetje deri edhe shtetërore. Madje thuhet se në shumë raste lufta e klaneve apo e liderëve të pakënaqur ka gjeneruar edhe krime të tjera deri ne humbje jetësh që ndoshta hetuesve në shumicën e rasteve mund t’i kenë shpëtuar. Ky klan i krimit të organizuar dhe akset në të cilat ai ushtrohet është aq agresiv, si një gangrenë që gërryen pjesën më të mirë të historisë duke e asgjesuar e duke e shitur si mall për top, e jo të strehoet krenarisht në muze apo në arkivat që do te rrisnin influencën historike. Do të plotësonin të gjithë atë pjesë të munguar të mëmories së ekzistencës tonë. Ky është krimi që dhe ata lart kryejnë me ndërgjegje kushdoqofshin, por ndër më të pafalshmit. Sepse s’janë drogë e mall konsumi, por janë vlera! Dhe ata që sdinë te kujdesen për vlerat, ti ruajnë e ti prezantojnë, janë po aq pa pikë vlere sa figurat në pushtetin aktual shqiptar, të bërë pis nga të gjitha anët. Fatkeqësi është që po kalojmë dhe një fazë decadence në sektorin e mafies nga ku do ta përkufizoja si mafia me koeficent intelekti më të ulët nën parimin e xhunglës, gjë që do t’u sjellë shumë telashe në të ardhmen e afërt apo të largët, atyre vetë dhe miletit.

Cdo shtet ka mafie, por nuk përdoren deri në këtë farë feje pa norma, pa kritere, pa rregulla, pa kod, dhe pa prioritete. Pa respektuar vendin e tyre! Ky është mjerim!
Uroj dhe shpresoj që këto investigime të shkojnë më tej dhe të mos i japin epërsi vetem njerit aks dhe njërit klan përball atij të aksit Kosove-Shqipëri. Jo, ky trafik shkon përtej. Maqedonia do survejuar gjithashtu. E të tjerët me radhë.
Ajo gjë që të bën përshtypje gjithashtu që është fatkeqësi por dhe turp për stukturat e drejtesisë dhe rendit shqiptar është heshtja! Këte duhej ta thosha që në fillim por e lashë jo pa qëllim në fund, ose afër fundit.
Sot 10-ditë nga shfaqja emisionit, përvec Arkeologëve të përfshirë në transmetim, askush tjetër nuk ka reaguar, as nga specialistët e fushës dhe më e keqja as nga strukturat e policisë, prokurorisë apo Minstrisë Përkatëse.
Përse kjo heshtje? Ndërkohë që menjëherë pas emisionit personazhet do të mund të ishin vënë nën hetim, të arrestoheshin menjëherë. Më tej objektet që ata posedonin të konfiskoheshin dhe t’i dërgoheshin institucioneve përkatëse për hetim, analizim e studim. Apo duhet të pyesim më parë i kujt është malli? Kjo tregon mjerimin dhe kujën në të cilën Shqipëria dhe drejtësia Shqiptare ka rënë. Standartin dhe ndjeshmërinë e ulët përballë trafikimit të klasit më të lartë, më të lartë se vetë droga, apo trafiqet më të pista që kryhen me qëniet njerëzore.
Përse kjo heshtje? A mos vallë grupet janë ngatërruar aq keq dhe ruajnë terrenin e sduan tensione mes tyre sepse edhe politikanë janë të përfshirë? A mos ndoshta atje në errësirë banditët apo figura shtetërore sulmojnë nëpërmjet ketyre investigimeve për të fituar më shumë hapësira për ushtrimin e aktivitetit nga ana e tyre? Duke synuar eliminimin e konkurencës nëpërmjet taktikës së spotimit? Loja zbulim, kunderzbulim, un nxjerr tënden, ti se nxjerr dot timen se astaj të nxjerr të tjera e kesisoj me radhë. Cështje shahu strategjik, në fushë të zëzë gjithmonë. Sepse perballë kësisoj trafiqesh asnjëhere nuk janë vetëm batakcinjtë, është gjithmonë dikush, një kokë, e cfarëdolloj madhësie në hierarkike.
Ështe e turpshme heshtja qoftë dhe e studjuesve të fushës, a janë të lagur të gjithë nga pak vallë? Ja shihni baba Neritanin, Cekën, flet. A s’kanë fare as një vijë volum tërë këta profesionistë, administrator, komisionerë? Kur minimum që mund të bënin do të ishte një rebelim modest mediatik nga ana e tyre, një reagim. Pasi edhe ata vetë janë privuar nga ushtrimi denjësisht i profesionit të studjuesit, arkeologut, historianit e kështuradhazi për efekt të mungesës së hapësirave, fondeve, dhe keto punë kanë ngelur të bëhen nga sportistë e pasanikë në të zezë. I dimë sfidat e arkeologut, studiuesit dhe historianit në Shqipëri. I njohim dhe ata që flasin brënda një ëmisioni, dhe ata që heshtin e si njeh kush.

Në fund të ditës, ky është një fill aq i koklavitur saqë Marin Mema Ka kapur vetëm njërin prej tyre, ndoshta më të hollin. Më tej po të shohësh komente e video, fakte te frikshme të postuara nga qytetarë në vijim të lajmit është absurd te degjosh një heshtje totale, dhe zero reagim nga instancat përkatësi më të drejtë të plotëfuqishme ligjore.
Nëpërmjet realitetit që ai paraqet na sjëll dhe një herë në vëmëndje se si trajtohen, ruhen dhe mirmbahen sitet arkeologjike, si monitorohen dhe si kujdesmi për to. Që do të thotë indiferencë absolute, dhe kushdo që është i përfshirë e ka informacion, hesht, hesht se mbase shpreson për ndonje verdhushke, ose kanë frike. Kanë frikë nga ata lart. Nuk e di cdo të thoshte, por Neritan Ceka mund të thotë Akoma më shumë, se të tjerët me ta-hipin kanë ngjitur male e kanë dëgjuar histori me shpella, harta e punë studimore që ne kohën e xhaxhit deri më sot. Por dhe policia ska cfarë bën pa urdhër nga lart, ditën punë e natën argat, nëpër club-e e kam fjalën se nuk u del rroga e shtetit. S’jemi as shtet ushtarak se për më tepër do pyesnim dhe Zotin Peleshi.

Por në këtë rast për mosreagim do na duhet të pyësim Ministrinë e Brendshme, po të ishte Zoti Lleshi do pyesnim atë, por tani kemi ministrin Cuci dhe Ministren e Kulturës Zonjën Margariti e cila s’degjohet shumë.