Këngëtarja shqiptare bën gjestin e mrekullueshëm për 12 familje në nevojë. Dhuron…

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili ka bërë një gjest shumë humanitar për familjet në nevojë. Ajo ka bërë me shtëpi 12 familje në kushte të vështira ekonomike. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, teksa ka publikuar në rrjete sociale një lajm ku flitet për gjestin e saj.

Adelina ka marrë shumë përgëzime nga ndjekësit, të cilët i ka falenderuar në komente. “Ju faleminderit nga zemra për fjalët e bukura”, ka shkruar ajo.