Një prej vajzave 16-vjeçare nga Tirana, të cilat u gjetën në Përmet pasi ishin zhdukur prej 4 ditësh ka treguar para grupit hetimor arsyen e largimit nga shtëpia. Burime bëjnë me dije për “Abc News” se ajo ka deklaruar se familjet e tyre kishin konflikte të vazhdueshme, ndërsa është shprehur se janë larguar nga shtëpia me dëshirë, pasi donin t’i jepnin një mësim familjeve të tyre.
“Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë. Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit.
E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.