Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, teksa një automjet me targa të huaja ka përfunduar në kanal. Aksidenti është regjistruar në aksin Elbasan- Peqin, pranë fshatit Vidhas. Mësohet se është përmbysur një automjet me targa greke, ku dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga makina.
Sipas burimeve nga vendngjarja, tre persona janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
Advertisement