Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.
Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë ngopjeje , kështu që ngrënia e tij para vaktit kontribuon në ngrënien e sasive më të vogla të ushqimit , si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.
Në fakt, sipas nutricionistit të shquar Rob Hobson, mollët janë tre herë më të ngopura se një çokollatë, dhe sigurisht shumë më të shëndetshme.
“Mollët përmbajnë 1,2 gram fibra dietike për 100 gram fruta , gjë që na bën të ndihemi të ngopur dhe parandalon urinë, veçanërisht kur hahen para vaktit”, thotë Hobson.
Top Channel