Një deklaratë e gazetares Iva Tiço, opinionistes së “Big Brother VIP Fan Club”, lidhur me raportin Bora-Donald-Semi, bëri shumë zhurmë në rrjet para pak kohësh. Gazetarja tha se në dijenë e saj, në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës.
Sot, pas daljes nga shtëpia, Semi u përball me gazetaren, po në studion e “Fan Club”
“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur”, tha Semi.
“Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta”, shtoi ajo, që tha se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj, që ishin tmerruar prej saj.
Iva tha se dy javët e para se për Semin, Donaldin dhe Borën flitej kudo, por Semi këmbënguli se Iva nuk e kishte diskutuar, por i kishte vënë ‘vulën’, duke thënë se Semi ia kishte marrë të dashurin Borës, mund ta bënte përsëri.
Semi tha se rasti i përmendur ka qenë për kohën kur ajo ka qenë adoleshente, madje edhe kur ajo dhe Bora nuk ishin njerëz publikë. Por dashuria e saj e parë ka qenë Bojkeni, ndaj i bie që kjo të kishte ndodhur kur ishte 12-13 vjeç, duke e bërë të pamundur për të qenë e vërtetë.
Nga ana tjetër, gazetarja tha se ndonëse rrallëherë në karrierën e saj, në këtë rast ka kërkuar ndjesë publike.