Universitetet do të vazhdojnë të bëjnë mësim online. Komitetit të Ekspertëve, dha vendimin që Universitetet të vijojnë me mësimin Online edhe pas dy dhjetorit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Rakacolli tha se shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet do të vijojnë procesin mësimor ashtu siç janë aktualisht.
Arsyeja e këtij vendimi për shkollat dhe gjimnazet ka lidhje me numrin e të infektuarve që sipas ekspertëve nuk është rritur prej tyre.
“Sa i përket shkollave Komiteti e ka vëmendjen tek mirëqeniea e fëmijëve. Incidenca nuk është rritur prej shkollave. Në bazë të shifrave do të shikojmë se çfarë do të bëjmë. I kemi monitoruar veçanërisht shkollat që nga data 14 shtator. Nuk kemi parë ndonjë ndikim të rëndësishëm në shifrat e pandemisë nga hapja e shkollave. Në shifrat aktuale nuk diskutohet mbyllja e sistemit parauniversitar”. Tha Mira Rakacolli