Konkurrentja e ‘Big Brother VIUP’, Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale. Por kësaj radhe ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e BB VIP, ku foli për vďekjen e tij.
“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën… Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam bëre dhe kur isha e vogël”, tregon Beatrix.
Kujtojme se Donald dhe Beatrix janë dy nga personazhet më të përfolura në showbiz. Shkak është bërë historia e tyre e dashurisë në Big Brother Vip Albania. Situatën e ka bërë më intriguese edhe lidhja që aktori i humorit ka pasur më parë me Bora Zemanin. Dy vlonjatët patën edhe një takim mes tyre në shtëpinë më të famshme në vend dhe shkëmbyen edhe një puthje.
Njerëzit menduan se çifti do të rikthehej bashkë, por tani kjo gjë duket e pamundur pavarësisht ndjenjave të forta që kanë pasur më parë. Donaldi ka nisur një histori të re me Beatrixën dhe mbrëmjen e djeshme, nga dashuria e madhe, ai ka menduar edhe të “ndryshojë” profesion. Ai është kthyer në fotografin personal të të bukuroshes nga Kosova, e cila veçse këngëtare është edhe fotomodele.