E kam lexuar kete shprehje keto tri dite aq shume e ne aq shume versione, sa gati mu mbush mendja se vertet shqiptaret duan nje udheheqje te re. Po zgjidheni pra, pse keni 30 vjet qe i shkoni pas bythe Berishes, Rames, Metes dhe Bashes se fundmi.
Ata ju vjedhin, ju zhvasin, edhe ju rrahin e ju tallin e ju serish i votoni. Ju pelqen Zelensky e? Po e dini ju cfare bente ai para se te behej president? Ishte nje “karagjoz” humori.
Ju pelqen, komentoni gjithe adhurim dhe u beni share postimeve ku citohet Zenelsky qe u thote qeveritareve te vendit te tij: Mos mbani portretin tim ne zyre por te femijeve tuaj, qe sa here t’i shikoni, te mendoni te punoni per te ardhmen e femijeve te vendit tuaj?
E bukur e? Por ju vazhdoni t’u jepni vote dhe para politikaneve qe kane dhene prova me dhjetra here qe su plas fare per femijet tuaj, por kane qellim vetem zhvatjen.
E di qe do te thoni: ‘Po ke te votojme, ku ta gjejme nje Zelensky edhe ne?’ Ne lista na vijne vetem keta. Padyshim qe nuk eshte e lehte (ne fund te fundit ate Zelenskyn nuk e gjeti populli, e gjeten amerikanet, por populli e votoi ama). Por edhe sikur ketu te dilte nje aktor, gazetar, inxhinier, mjek, agronom, tregtar a kushdo tjeter, qe te guxonte te futej ne nje gare per te sjelle nje model te ri politikani, e dini cdo t’i benit ju? Do e hanit per mengjes per 24 ore.
Do pyesnit: ‘Kush eshte ky? Nga vjen ky? U be ku, nga na doli ky? Kush e ka futur? Ku e ka shtepine? A ka dashnore apo jo? Cfare makine ka? Ku ha dreke e darke? Me ke shoqerohet? Sa e ka rrogen? Ku e gjeti shtepine?’ Po qe i pasur eshte hajdut e po qe i varfer nuk eshte i zoti per vete. Brenda 24 oresh do ta nxirrni vegel te Rames, Berishes dhe Metes. Do ia merrni erzin.
Tani e di qe do me suleni mua, me teorine se nuk ka faj populli qe te gjitha qeverite e vjedhin. Por une po i referohem shprehjes nderkombetare e shume te perdorur, se cdo popull ka hak qeverine dhe politikanet qe ka. (Shkruar nga MENTOR KIKIA)