Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi ka zgjedhur të jetë gjithmonë e sinqertë me publikun për sa i përket karrierës së saj apo jetës personale, ama çështjen e divÓrcit me ish-bashkëshortin, Gent Prizreni, e ka mbajtur të heshtur. Mirëpo, në një intervistë me Ardit Gjebrean në rubrikën “Tani mund të këndosh”, Jonida folur për herë të parë për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u ndarë.
“Divrci erdhi si pasojë e konsumit dhe disa arsyeve të tjera që do të doja të ishin personale. Ishte ndër vendimet më të vështira të jetës sime. Ishte vendim i imi fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët”, – tregoi Maliqi.Nga ana tjetër, ajo shtoi: “Unë jam rritur në një familje të shëndetshme, me frymën se do kisha familjen ideale dhe ishte ëndrra ime që këtë gjë ta realizoja me sukses dhe unë divÓrcin e cilësoj si dështim të timin”.
Jonida tha ndër të tjera se u dashurua me ish-partnerin në moshën 17 vjeçare e ndarja nuk ishte e lehtë pasi u shoqërua edhe me vështirësi ekonomike.
Ama, këngëtarja e “Ktheju Tokës” rrëfeu se ia doli mbanë mjaft mirë e vetme dhe nuk i ka privuar vetes forcën për të punuar krejt vetëm.