Një në pesë persona që shërohen nga koronavirusi mbeten të sëmurë për gjashtë javë të tjera ose më shumë dhe lufta për t’u rikthyer në normalitet mund të jetë e vështirë. Por David Salman dhe kolegët e tij nga Imperial College London kanë gjetur disa mënyra efikase të të ushtruarit për t’u kthyer në nivelin fizik të para-infektimit me Covid-19. Prioritet është të filloni të ushtroheni në mënyrë të sigurt, pra më ngadalë se para infektimit dhe të mos sforcoheni, por të ndaloni kur ndjeni lodhje.
Është e rëndësishme që stërvitja të nisë pas të paktën 7 ditësh pa simptoma dhe dy javët e para duhet të jenë të buta, shkruan TheMirror. Instituti anglez i Sportit sugjeron që personat e shëruar nuk duhet të merren me aktivitet të rënduar fizik, nëse nuk mund të ecin rreth 500 metra pa u lodhur dhe pa marrje fryme.
Personat që e kanë kaluar Covid-19 me shumë vështirësi janë të prirur të kenë dëmtime në zemër, prandaj duhet të bëjnë një kontroll kardiak, para se të fillojnë të ushtrohen. Në fazën e 7 ditëve të para mund të filloni me punët e shtëpisë apo të kopshtit, me ecje të lehta apo joga. Të dobishme janë edhe ushtrimet e fleksibilitetit dhe ato të frymëmarrjes.
Në fazën e 7 ditëshit të dytë është mirë të merreni me ecje të lehtë dhe joga, duke e rritur intensitetin me 10-15 minuta në ditë. Në fazën e tretë provoni intervale të veprimtarive 5-minutëshe, si ecja e shpejtë, ngjitja e zbritja e shkallëve, vrapimi, noti dhe çiklzimi. Shmagni marrjen e frymës dhe sigurohuni të jenë në gjendje të bisedoni.
Në fazën e katërt merruni me vrap apo hapa anësorë. Pasi të ketë përfunduar faza e katërt, provoni ushtrime normale.