Policia ka gjobitur me 3 milion lekë Alban Çoba, 48 vjeç, pronar i lokalit i cili iu vërsul me ťhikë turistëve në lokalin e tij pas sherrit. Gjoba është vendosur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se specialistët e AKU-së kanë vendosur masën administrative prej 300 mijë lekësh të rinj në restorantin ku dhe ndodhi përplasja me klientin. Kjo për shkak se kishte tatime të papaguara.
Çoba u shpall në kërkim nga policia pasi u konfliktua me disa klientë. Këta të fundit nuk kishin pranuar të paguanin faturën e darkës që kishin konsumuar dhe 48-vjeçari është konfliktuar me ta, në debat e sipër, Çoba ka marrë ťhikën dhe i ka ndjekur duke i kanosur. Më pas është njoftuar polica dhe pronari i restorantit është shpallur në kërkim.