Ishte me pushime me familjen, ja për çfarë “akuzohet” Ardit Gjebrea, reagon menjëherë

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më aktivë në rrjete sociale dhe nuk kursen as foto familjare, me bashkëshorten e me vajzën Ana. Ana tashmë është rritur shumë e pozon si një modele në Instagramin e babi Arditit.

Ky i fundit ka postuar sot një foto të vogëlushes së tij dhe mes komenteve të ëmbla, nuk ka munguar një ndjekëse që i shkruan Arditit :

Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”, e cila e mori menjëherë përgjigjen.“Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”, i është përgjigjur Arditi me sportivitet.