Ishte duke pirë kafe në mes të Athinës, eķzeķutohet shqiptari. Detaje

Një shqiptar është eķzeķutuar mbrëmjen e sotme në Athinë. Mediat greke, bëjnë me dije se  ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, konkretisht në një kafene në rrugën 104 Liosion, në zonën e Agios Panteleimon të Athinës. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhej brenda në bar kur një person ende i paidentifikuar është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.

Shqiptari i është dërguar me auto-ambulancë për në spital, ku dhe ka humbur jetën. Ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes.