Ish-opinionisti i Për’Puthen zbulon të pathënat: Melisa ka shumë informacione, i ka të faktuara

Ish-opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj ka qenë sot i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” për të komentuar ndodhitë më të fundit në emisionin Për’Puthen. Meridiani deklaroi se ish-konkurrentja Melisa ka në dorë informacione për shumë personazhe të Për’Puthen, duke bërë kështu një krahasim me kutinë e Pandorës.

 “Melisa është një ndër ato personat që mund të hapi kutinë e Pandorës sepse ajo ka goxha materiale për të hapur. Ajo e ka të faktuar çdo gjë”, u shpreh ai.