Është aluduar shpesh për një lloj pëlqimi të ish-konkurrentit të “Përputhen” Atdhe Xheravina kundrejt moderators së emisionit Bora Zemani. Së fundmi, gjatë një interviste në një emsion, kjo është lënë të kuptohet nga Atdheu, i cili teksa përshkroi situatën e ndarjes me Sarën, ndër të tjera foli edhe për Bora Zemanin duke u shprehur se ka shumë respekt për të madje mund të bënte edhe 10 vite bùrg! Atdheu theksoi se pas mbarimit të “Përputhen” është familjarizuar më shumë me Borën.
Pjesë nga intervista e Atdheut:
E dëgjova me një intervistë Sarën që thoshte se nuk kthehem më me Atdheun. Jetës nuk i dihet i them Sarës, kurrë mos thuaj kurrë. Më ka lënë ajo mua. Dukej sikur kishe debulesë për Borën. Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite bùrg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Përputhen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë.