“Askush në Rusi nuk do që të vdesë për Kherson-in.” Kështu është shprehur për mediat italiane një ish këshilltar i Vladimir Putinit.
“Rusët kanë pushuar së qeni qytetarë në kuptimin e gjerë të fjalës, por sigurisht që nuk kanë ndërmend të hyjnë në llogore. Tashmë që në shkurt ka nisur një protestë rrëshqitëse, e cila në formën e saj më të thjeshtë dhe më të mprehtë quhet emigracion,” tha Gleb Pavlovsky për Corriere della Sera.
Po ashtu, ai u shpreh se rrjedha e dytë është ajo e njerëzve që, sipas tij, do të radikalizohen kundër atdheut të tyre dhe nuk do të kthehen më kurrë. Pavlovsky është, ish-disident i persekutuar nga BRSS, babai i rrjetit rus dhe këshilltar personal i Putinit nga viti 1996 deri në 2011.
“Ka një ndryshim të madh midis vendit të Krimesë dhe Kievit në imagjinatën kolektive ruse – përfundoi Pavlovsky – dhe ajo e rezervuar për Kherson-in. Kush dëshiron të vdesë për Kherson-in? Askush”.