Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë, Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Ndërkaq Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg. Po ashtu SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugallen.