Falë projektit për ngritjen e kapaciteteve financuar nga Bashkimi Evropian, VALEU-x “ Virtual Albanian European Universities Exchange”, u inagurua sot laboratori VALEU-x, një laborator dedikuar plotësisht shkëmbimit studentor virtual. Projekti i ofron institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri një mundësi për të eksploruar, zbatuar dhe shpërndarë praktikat e ndërkombëtarizimit nga shtëpia, për të rritur pjesëmarrjen në mobilitete të studentëve dhe stafit në një kontekst akademik, ekonomik dhe shoqëror evropian dhe ndërkombëtar.
Një program gjithëpërfshirës do të zhvillohet dhe zbatohet për të lehtësuar transferimin intensiv të njohurive ndërmjet anëtarëve të universiteteve partnere, për të adresuar problemet e: lëvizshmërisë së kufizuar fizike akademike, perspektivës ndërkombëtare në modulet e mësimdhënies universitare, hendekun midis rezultateve të të nxënit dhe nevojave të tregut të punës, përdorimi efektiv i TIK-ut në arsimin e lartë etj.
VALEU-X synon:
– Të promovojë metodologji të mësimdhënies dhe të të nxënit me në qendër të nxënit;
– Të modernizojë praktikat mësimore me teknologji inovative;
– Realizimi i mobiliteteve virtuale.
Partneri Lider
– TechnischeUniversitaet Dresden (TUD), Gjermani
Partnerë të tjerë
– Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe të Biznesit (ISSBS), Slloveni;
– Unioni i Universiteteve Mesdhetare (UNIMED), Itali;
– Universiteti Evropian i Tiranës ;
– Universiteti Epoka ;
– Universiteti i Shkodrës ;
– Universiteti i Korçës ;
– Universiteti i Elbasanit ;
– Universiteti i Durresit .