Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare prej disa vitesh është drejtor sportiv te skuadra e Lacios në Serinë A italiane. Tare është vleresuar shumë në Itali, madje u shpall dhe si drejtori sportiv më i mirë në Itali, sipas “tuttomercatoweb”.
Por kur vjen puna për te pagesa, Tare nuk është në krye të tabelës. Shqiptari paguhet me 350 mijë euro në vit, shumë më pak se drejtorët sportiv të Milanit dhe Juventusit. Por ai pritet që të rinovojë me të kaltrit dhe në kontratën e re pritet që paga e tij të rritet ndjeshëm.
Nje koment
Pingback: 3caroline