I publikuam vetë fotot! Produksioni e dinte, Arjani jo! Tea Trifoni flet për herë të parë për lidhjen me Beartin: Po jam me të! Tea Trifoni, ish-konkurentja e Përputhen e cila është në qëndër të mediave rozë për shkak të zbulimit të lidhjes së saj me Beartin ka vendosur ta sqarojë historinë me zë dhe figurë.
Tea shpjegon dhe sqaron gjithcka duke nisur që nga marrëdhënia me Beartin e deri ke dalja me Andin. Tea tregon se produksioni i Perputhen ka qenë në dijeni për lidhjen e saj me Beartin! Olsa ka qenë dijeni kurse Arjani jo shprehet në video Tea.
“Unë e kam teguar që kisha komunikim me Beartin dhe se kisha lidhje.” Vazhdoj të kem respekt edhe ndaj produksionit,dhe gjithashtu ajo thotë se Andi ishte në dijeni të lidhjes së saj me Beartin. Por cfarë i bëri dyshen Andi-Tea që të mos largoheshin që fillim dhe Tea sqaron se gjithmonë është përmendur fjala “do ndiqeni në rrugë ligjore” dhe kjo gjë i mbajti pavarësisht se produksioni ishte në dijeni.