Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer historinë e divorcit me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë që quhet Marlena. E ftuar tek “Glamour Zone”, Dajana tregoi se si ka vepruar kur mësoi për herë të parë që babai i vajzës së saj e tradhtonte me një femër tjetër, e cila nuk ishte shqiptare.
“Babi Marlenës më ka tradhtuar dhe nuk kam kompleks ta them. Sepse ndryshe nga gratë e tjera që i tradhton bashkëshorti dhe bëjnë sikur kanë një familje perfekte… unë nuk ja lejoj vetes këtë luks, është luks që lëkura ime nuk e mban. Ish-bashkëshorti kishte një flirt me një vajzë, e cila i vjen surprizë në Tiranë.
Ajo e dinte për mua, donte që unë dhe ai të mos ishim më bashkë. Ishte surprizë tendencioze. Ish-burri im është shumë simpatik, është shumë i mirë dhe i bënte për vete femrat. Ai futet pa e ditur në lokalin e shoqes sime bashkë me këtë vajzën e huaj. Nuk e ka ditur.
Një shoqja ime më lajmëroi që është këtu burri jot me një tjetër. Nuk bëra asnjë gjë. Unë e dija vendin ku ishte, unë thjesht u fyeva shumë. Nuk është te tradhtia, sepse të gjithë tradhtojnë dhe bëjnë sikur nuk tradhtojnë. Kam ndërruar bravën e shtëpisë. I kam bërë një telefon për t’i thënë që të vazhdojë i qetë, për t’i thënë që jam në dijeni çfarë ka ndodhur.
Kam paketuar gjërat dhe që nga ai moment më pas e ka kontaktuar avokatja ime dhe i ka thënë që Dajana kërkon divorcin. Ai nuk ka pranuar, në fillim ka qenë pak e vështirë. Kam qenë keq, nuk kam dashur të takoj njeri, kam qenë keq me oreksin. Por jeta vazhdon”,- rrëfeu Shabani.
Të jesh një nënë single nuk është e lehtë jo vetëm emocionalisht, psikologjikisht, por edhe financiarisht. E pyetur se si ia del me vajzën e saj, Dajana tha:
“Bledi është babi më i mirë në botë dhe mbështetja financiarëe ka qenë dhe do jetë gjithmonë më e madhe nga Bledi. Po të isha pa Bledin do kisha bërë maksimumin për të rritur fëmijën tim, por nuk e kam për turp ta them që nëse do isha me një partner, do të më ndihmonte”.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dajana nuk ka mbiemrin e saj, por atë të ish-bashkëshortit. A është rikthyer me të?
“Pas divorcit kam mbajtur sërish mbiemrin e ish-bashkëshortit tim, sepse dua që Instagrami të më bëhet me atë tikun blu dhe në pasaportë unë e kam Dajana Deda. Që ka një afrimitet të fortë midis nesh, kjo është e vërtetë, po me llafet e njerëzve mos u merr. Do ishte mirë për Marlenën që ne të plakeshim bashkë të dy (qesh)”.
Ndërsa kriteret që duhet të ketë mashkulli që moderatorja do të donte të kishte në krah janë:
“Personi që unë zgjedh të kem në krah duhet të jetë një qytetar i mirë, duhet të jetë një njeri me zemër të mirë, duhet të jetë me shumë botë dhe sigurisht duhet të jetë një njeri që duhet të jetë më lart ekonomikisht sesa unë”.