Fillimisht ideja e të qenit milionere e entuziazmoi, por ishte ndërgjegjja ajo që fitoi më pas. Ellen Fleming, një 26-vjeçare amerikane Boston, këtë të mërkurë gjeti krejt papritmas në llogarinë e saj bankare 1.1 milionë dollarë.
Elen pak ditë më parë mori një telefonatë nga një konsulent financiar i TD Ameritrade, ku ishte kliente, i cili i tha se në llogarinë e saj ishin depozituar 1.1 milionë dollarë.
Duke mos besuar çfarë dëgjoi, Fleming vendosi që të kontrollojë me aplikacionin që kishte instaluar në celular dhe konstatoi se ishte bërë vërtetë milionere. “Fantastike! Mund të lë punën dhe të bëjë çfarë të dua”, mendoi fillimisht e reja. Por ndërgjegjja nuk e la të qetë, kështu që ajo ritelefonoi bankën, për ti thënë se shuma në llogarinë e saj ishte dërguar gabimisht.
Pas verifikimeve të kryera konsulenti financiar i tha se paratë ishin destinuar për një tjetër kliente, e cila ka të njëjtin emër por që banim në Florida.
“Të qenit milionere ishte një ëndërr e bërë realitet, por që zgjati vetëm 10 minuta”, tha e reja për mediat amerikane