Argjend Rraci ish-konkurrenti i Për’puthen është përfshirë në një aksident. Bëhet me dije se Argjendi nga Kosova ishte nisur për në Tiranë, ku rrugës ka pasur një problem me gomën e parë që ka dalë nga vendi, ku si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar një aksident të rëndë.
Makina është përplasur me ndarësen e autostradës. Sic shihet edhe në foton e mëposhtme makina është dëmtuar rëndë përpara.
Fatmirësisht ish konkurreti ka marrë disa dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.