Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja ka dhënë lajmin e trishtë se i ati ka humbur betejën me koronavirusit. Redi Radoja shkruan se sytë e babait të tij do të ndrijnë në ballin e vajzës, djalit, mbesës dhe nipit të vogël.
Postimi i plotë:
Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …Repose en paix papa …Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.
Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja ka dhënë lajmin e trishtë se i ati nuk jeton me. Prej muajit prill, aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku qëndronte në reanimacionin e spitalit të qytetit të Durrës, aty ku dhe jetonte. Duke qenë se nuk kishte përmirësim, dy ditët e fundit ai u soll në Tiranë ku u fut menjëherë në intubim. Fatkeqësisht, sot ai ka ndërruar jetë.