Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme te rrethrrotullimi i TEG-t, ku humbën jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç banues në Fier, Erisilda Abedini 22 vjeçe si dhe Sikela Perroj 23 vjeçe, të dyja vajzat banuese në Tiranë.
Nga keqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor, u kanstatua se në rrugën që ka përshkuar 20 vjeçari qe vinte nga Unaza Lindore drejt rrethotullimit të TEG-ut, nuk ka pasur frenim të fortë.
Dyshohet se shpejtësia me të cilën udhëtonte i riu të jetë rreth 260 km/h, çka ka bërë që automjeti të çajë barrierat dhe të fluturojë në korsin tjetër të autostradës Tiranë Elbasan.
Gjatë rënies në autostradë, e cila ndodhet poshtë rrethrrottullimit, mjeti tip Audi A8 ka goditur dhe një mjet tjetër tip Hunday.
Nga keqyrja e regjistrit të gjobave, rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021, ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane.
Drejtuesi i automjetit me targe AB 008 MJ, shtetasi me iniciale K. R, vjeç i pajisur me leje drejtimi te kategorise “B”, prej 1 viti, rezulton se eshte ndeshkuar nga sherbimet e policise rrugore 5 here per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me konkretisht:
Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.
Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.
Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).
Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.
Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetit motorrik.