Një qytetar ka ngelur pa mend disa ditë më parë, kur ka mësuar se për një pjatë makarona do të paguante plot 45 mijë lekë të vjetra. Ngjarja ka ndodhur në datë 10.08.2022 kur denoncuesi së bashku me disa persona të tjerë kanë shkuar për drekë tek një lokal i në Drimadhë.
Qytetari shprehet se kjo pjatë e cila ishte shënuar si “pjata e ditës” nuk kishte çmim në menu. Kjo pjatë konsistonte në linguini me gjinkallë, por brenda nuk kishte gjinkallë, ishte bosh.
Madje nuk i bënë as faturë të rregullt fiskale sipas ligjit. Qytetari shprehet se ky denoncim duhet postuar në mënyrë që të mos vidhen njerëzit e tjerë.
Në vijim mesazhi:
Përshëndetje Joq. Para ca ditesh ne kete lokal me bene te paguaj 45,000 lek nje pjate makarona ku brenda skishte gjinkall ishte bosh nje gjysem gjinkalle, kjo pjata e ditës nuk kishte çmim. Me bene ta paguaj dhe nuk me beri as fatur te rregullt, postojeni qe MOS te vjedhin njerezit e tjerë. Ky eshte lokali dhe llogarija e pagimit qe s’me duket fature e rregullt. Flm shume.