Elbasani do të luajë këtë të shtunë në stadiumin “Elbasan Arena” me skuadrën e Skënderbeut, me shpresën që të rikthehet te fitorja.
Në këtë ndeshje, e vlefshme për javën e 10-të të Superiores, verdheblutë do të kenë një mungesë të sigurt, siç është ajo e mesfushorit shkodran Edon Hasani, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe rrjedhimisht është i skualifikuar.
Sakaq, trajneri Roberto Bordin shpreson te rikthimi i mesfushorit Ardit Hila dhe sulmuesit Bedri Greca, të cilët janë në fazën e rikuperimit nga dëmtimet. Lajme të mira vijnë për mesfushorin tjetër, Arsen Kasa, i cili ka nisur fazën e rikuperimit, pas një dëmtimi të rëndë në gju.