Ofronte ndërtime pa leje kundrejt pagesave/ Arrestohet biznesmeni në Elbasan

Arrestohet pronari i një firme ndërtimi në Elbasan.

Sipas News 24, në pranga është vënë shtetasi S.Sh. 44 vjeç, pasi u ofronte qytetarëve ndërtime pa leje kundrejt pagesës.
Raportohet se, 44-vjeçari kishte lidhje të forta edhe me zyrtare të INUV, në bashkinë e Elbasanit, nëpërmjet të cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje.

Ky “shërbim”, i ofruar nga 44 vjeçari, bëhej kundrejt shumave që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

S.Sh. akuzohet për veprën penale “ndërtim i pa ligjshëm”, “Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm” dhe , “Fshehje e të të ardhurave”. CNA.al