Një burrë e çoi babanë e tij në një restorant për të shijuar një darkë të shijshme. Babai i tij ishte mjaft i vjetër, dhe për këtë arsye, edhe pak i dobët. Ndërsa hante, disa ushqime i binin herë pas here në këmishën dhe pantallonat e tij. Klientet e tjerë e shihnin të moshuarin me fytyrat e tyre të zymta me neveri, por djali i tij qëndroi në qetësi të plotë.
Pasi të dy mbaruan së ngrëni, djali, pa treguar madje edhe sikletin më të vogël, e ndihmoi me qetësi absolute babanë e tij që të ngrihej dhe e çoi në banjo. Ai pastroi ushqimin e mbetur nga fytyra e tij dhe u përpoq të lante njollat nga rrobat e tij; me dashuri ai pastroi flokët e tij të hirtë dhe në fund vuri syzet e tij. Kurt ë dy dolën nga banjo, në restorant mbretëroi një heshtje e thellë.
Gjithkush u zemërua nga mënyra e të ngrënit të këtij njeriu dhe pyeste veten se si mund të bënin një figurë aq qesharake në një restorant. E vetmja gjë që mund të dëgjonit aty ishin pëshpëritjet dhe qeshja tallëse.
Djali pastaj u përgatit të paguante faturën, por para se të shkonte në arkë, një burrë i pjekur u hodh midis atyre që ishin në restorant dhe pyeti djalin e plakut: “A nuk mendon se ke lënë diçka këtu?” i riu u përgjigj: “Jo, nuk kam lënë asgjë”. Pastaj personi tjetër i moshuar i tha: “Po, ti ke lënë diçka! Ju latë këtu një mësim për çdo fëmijë dhe një shpresë për çdo prind!”.
Në atë moment, restoranti mbeti i heshtur dhe shumë veta filluan të ndjehen të turpëruar që u tallen duke gjykuar pleqërinë dhe djalin. Një nga nderimet më të mëdha që ekzistojnë është të jemi në gjendje të kujdesemi për ata të moshuar që dikur u kujdesën për ne, prindërit tanë, ata që sakrifikuan jetën e tyre, kohën dhe paratë e tyre për ne. Ata meritojnë respektin maksimal, gjithmonë.