Hapet tuneli tek ‘Shqiponja’/ Lehtësohet trafiku, Balluku: Pas dy javësh hapet edhe…

Duke nisur nga sot, do të nisë qarkullimi i makinave në tunelin 4, drejtimi Tiranë-Durrës, në nyjen “Shqiponja”. Përmes këtij tuneli, do të bëhet i mundur qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin. Ministrja Balluku njoftoi se brenda dy javëve pritet të hapet dhe një tunel i tretë, për makinat që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

“Ky është një kantier i madh ku punohet, për dy javëve do të hapim dhe tunelin e tretë të mainave që vijnë nga Durrësi në drejtim të Tiranës”, tha Balluku.