Duke nisur nga nesër, ora policore do të shkurtohet me një orë dhe të gjithë qytetarët në Shqipëri do të mund të qarkullojnë lirshëm, deri në orën 00:00. Ky ndryshim orari përfshin edhe baret e restorantet, por nuk ndryshon asgjë për klubet e natës dhe muzikën. Muzika do të vijojë ta ketë afatin deri në 22:00, dhe pas kësaj ore, volumi duhet të ulet. Kështu, izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, nga nesër do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën, sipas protokollit të miratuar nga ISHP-ja. Edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike kulturore, si dhe konferencave do të lejohet prezenca e spektatorëve.
Në ditët e fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e rasteve të reja. Në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë identifikuar vetëm shtatë raste të reja.