Edvin Prifti, shef i kardiokirurgjisë në QSUT thotë se, ende nuk ka një protokoll për të kuruar COVID-19. Shef i kardiokirurgjisë tha se pavarësisht se Evropa ka një nga sistemet më të mira shëndetësore, ajo po vuan shumë nga vala e dytë dhe pas 8 muaj po përjeton të njëjtin skenar.
Gjatë intervistës në “Ilva Now”, mjeku i njohur shpjegoi se në të vërtetë personat e prekur nga COVID-19 nuk nderrojne jete nga virusi. Ai theksoi se çdo gjë lidhet me reagimin e organizmit ndaj pranisë së virusit dhe shpesh rastet e vdekjeve lidhen me predispozitat gjenetike.
“Në të vërtetë njeriu nuk vꓒês nga virusi. Sars-cov2 në ndryshim nga sars-cov1 që ishte virus që sulmonte qelizat ku bujte, ky është një virus që vetëm futet në organizmin e njeriu, shumohet edhe del. Pas dy javësh shumica e pacientëve janë negativë.
Çfarë ndodh? Në një përqindje të rasteve organizmi i njeriut hiper reagon ose reagon në mënyrë anormale dhe kjo gjë prodhon sëmundjen covidin, ku njerëzit mezi mbushen me frymë.
Është një sëmundje e reaksionit të organizmit ndaj një produkti të huaj që i futet brenda. Në këtë sëmundje bëhen bashkë dy grupe të mëdha sëmundjesh, ato infektive dhe degjenerative. Mënyra si po kurohet covid është ndërhyrje e këtyre dy komponentëve”, u shpreh kardiologu. Ndaj z. Prifti e cilësoi coronavirusin “një sëmundje tinëzare” dhe u shpreh kategorikisht kundër mendimeve të mjekëve se mund të kurohet me paracetamol. Ai theksoi se covid është një sëmundje serioze dhe kërkon mbikëqyrje të mjekut. Sipas kardiologut ende nuk ka një protokoll universal të caktuar dhe çdo shtet apo spital ka mënyrën e vet të mjekimit