Po hidhni asfalt elektoral? Llatja në “Top Story”: Kemi probleme, por ne e kemi ndryshuar Elbasanin

Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, në “Top Story” u diskutua zhvillimi dhe problematikat e Elbasanit, në prani të dy kandidatëve.

Kryetari aktual i bashkisë Gledian Llatja, u pyet nga moderatorja e programit Grida Duma për rrugët që po shtrohen aktualisht, duke e konsideruar “asfalti elektoral”.

Ai u shpreh se me vitet e kaluara shihet qartë zhvillimi i vendit, ndërsa theksoi se sfida kryesore është zhvillimi. Pavarësisht ndryshimeve që kanë bërë Llatja deklaroi se ka probleme ende.

“Elbasani ka ndryshuar në këto vite. Ne kemi punuar dhe ndryshuar Elbasanin. Para 16 vitesh me tani nuk ka të krahasura fare me zhvillimin që ka pësuar. Ne kemi katër vite që punojmë për zhvillimin e infrastrukturës së vendit. Është sfida jonë kryesore zhvillimi. Nuk ka të mbaruar është e vërtetë, gjithmonë ka vend për përmirësim”, tha ai.

Top Channel