Në fund të puntatës së djeshme të programit Përputhen, autorja Olsa Muhameti kishte përgatitur një surprizë. Skenës iu bashkua një vajzë e re, e cila ka një gjë ndryshe nga të tjerat.
Ajo është Çiljeta Kormuzi dhe e prezantoi veten si “make up artist” dhe “influencer” në rrjetin social Instagram. Ka dalë edhe moda tani me këto role të reja.
Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se konkurrentja është nëna e një vajze. Kjo gjë ndodh për herë të parë në Përputhen.
Ajo tha se është 25 vjeçe nga Vlora, por që jeton në Itali. Çiljeta u shpreh se ka një vajzë dhe se në “Për’puthen” ka hyrë për të gjetur dashurinë.
Për analistin Arjan Konomi kjo nuk është normale. Ai u shpreh se ajo ka ardhur për famë, pasi nuk mund të gjejë aty dashurinë.
“Këta janë qumështorë. Me kë do dalësh?”, është shprehur Arjani duke mos e besuar aspak Çiljetën bukuroshe, se në Top Channel do vërtet dashurinë dhe jo famën.