Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Përmetit.
Sipas policisë A.B 17 vjeç ka qëlluar me thikë për motive të dobëta një 18 vjeçar me iniciale M.J dhe ky banues në Këlcyrë.
Sherri mes dy të rinjve ka nisur për motive banale dhe pas agravimit të situatës 17 vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 18 vjeçarin i cili fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
I riu tashmë do të përballet me dy akuza atë të plagosjes së rendë me dashje por dhe mbajtjen e armëve të ftohta.
Policia ka sekuestruar dhe thikën më të cilën u qëllua ndaj 18 vjeçarit ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Shqiptarja.com