Pas natës finale të “Love Story”, ku Saimiri zgjodhi Merin, kanë qenë të shumta polemikat. Është vënë në dyshim dashuria e pretenduar mes “princit dhe princeshës” së këtij spektakli. Kjo për arsyen, jo vetëm nga dyshimet pas reagimit të ftohtë të natës finale kur Saimiri vendosi për Merin, por edhe sjellja e tyre një ditë më pas, ka krijuar dilema dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha.
Saimiri publikoi në Instagram momente nga nata finale, gati 20 orë pasi i tha Merit se ishte e përzgjedhura e tij. Ndërsa vajza nga Elbasani, e cila çuditërisht e priti shumë ftohtë momentin kur ajo duhet të ishte më e lumtura, ka bërë një reagim po aq të vonuar. Ishte llogaritje e produksionit, apo një dashuri e sinqertë?!
Alketa Vejsiu tha se dy ishin opsionet: Saimiri të zgjidhte njërën nga vajzat finaliste, Merin apo Generdën, ose t’i refuzonte të dyja ato. Generda zbriti e para në skenë, ndërkohë që kishin qarkulluar fjalë se ata kishin qenë të njohur më parë, ndaj edhe për këtë shkak mori një “jo” nga Saimiri.
Edhe Meri dukej se e dinte që do të merrte një “po”, si për t’i bërë qejfin produksionit.
Po cila ështe Meri, me të cilën Saimiri tha se do të njihet ende, pa i premtuar martesë. Komentet pas natës finale kanë qenë të shumta. Ka shumë që thonë se gjyshja e Merit është fallxhore dhe i ka bërë magji Saimirit.
Stilian Daja, i cili rezulton të jetë mjek nga Elbasani, e ka këshilluar Saimirin në rrjetet sociale me njw mesazh ŗacist. “Saimiri mjafton të shikojë familjen e jevgjitëve të Merit (Meremes) dhe do ikësh me vrap. Gjyshja e saj është fallxhorja më me nam, edhe hënën e kthen përmbys, vetëm me gjilpërë e pe të zi i lidh njerëzit si të dojë. Tregohu i zgjuar”, i ka thënë ai Saimirit.
Madje Meri sipas reagimeve pas finales, e cila më herët pretendoi se ishte e virgjër, del se ka qenë e fejuar më parë. Ka nga ata që Saimirit i kanë sugjeruar Enxhell dhe madje mbi dashurinë e tyre të mohuar, kanë sulmuar produksionin që duket se përcaktoi gjithçka në natën finale, ku siç edhe u pa, nuk dhuroi asnjë emocion.
Tani mbetet për t’u parë sa do të zgjasë dashuria mes tyre. Saimiri pretendon të krijojë familje, ndërsa i tha Merit, se ajo ka një drejtim tjetër, para se ta zgjidhte atë çuditërisht në natën finale.