GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe daljen jashtë vendit

Gjykata e Posaçme ka vendosur masa sigurie ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se masa e marrë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, është pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Balluku është marrë rreth tre javë më parë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë.